9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mirëpritet nisma për hartimin e ligjit për kriptovalutat – ekspertët: S’ka rrezik as përfitim për ekonominë e Kosovës

Parlamenti i Kosovës ka filluar nismën për hartimin e një ligji të posaçëm i cili ka për synim rregullimin e kriptovalutave. Kjo iniciativë po mirëpritet nga njohësit e çështjeve ekonomike. Ata vlerësojnë se nuk ka ndonjë rrezik po as ndonjë përfitim substancial sa i përket ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se duhet të rregullohet çështja e keqpërdorimit të energjisë elektrike për  prodhimin të kriptovalutave në pjesë e veriut.

“Nuk është çështje e përfitimeve apo lidhjes së drejtpërdrejtë me ndonjë dëm ekonomik për vendin. Këto janë vendime individuale për investime. Nuk shoh ndonjë rrezik po as ndonjë përfitim substancial sa i përket ekonomisë së vendit në tërësi. Çka duhet të definohet më së pari është çka ne po dojmë me rregullua nëse e kemi fjalën për prodhimin e kriptovalutave që tash na ka dalë problem. Së paku ka indikacione që në pjesën e veriut edhe po shpenzohet sasi e madhe e energjisë elektrike pasi që e rrit konsumin e energjisë elektrike. Kjo çështje duhet të shihet se si të rregullohet. Në anën tjetër nëse dojmë me u rregullua nga aspekti fiskal nga tatimi i të hyrave që krijohen kriptovaluta edhe këtu duhet të bëhet me kujdes se si mund të rregullohet. Nëse duhet të rregullohet nga pjesa e përfshirjes së tyre në sistemin financiar unë mendoj që këtu jemi herët sepse ka edhe debat global, sa mund të jenë kriptovalutat si instrumente edhe të pagesave. Ne nuk e kemi një treg të sofistikuar financiar edhe me instrumente të tjera që janë më konservative. Më shumë  e kisha parë rregullimin nga pjesa që të mos keqpërdoret energjia elektrike”, tha Rukiqi.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se Kosova duhet t’i ndjek praktikat e Bashkimit Evropian për rregullimin me ligj të kriptovalutave.

Ai tha se ka pasur raste të kolapsimit të kriptovalutave të caktuara në këta muajt e fundit dhe i bie që investitorët duhet të jenë më të kujdesshëm për sa i përket investimit që ata bëjnë në këto lloj asetesh.

“Gjithçka varet nga niveli në të cilin investitorët nga Kosova kanë investuar në kriptovaluta por megjithatë iniciativa e fundit e deputetëve të Kuvendit për të rregulluar në aspektin ligjor këtë çështje është iniciativë që duhet të mirëpritet. Besoj që duke përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së dhe meqenëse Kosova synon të bëhet pjesë e BE-së atëherë besoj që praktikat e saj ligjore për sa i përket rregullimit të çështjes së kriptovalutave dhe eliminimit të çfarëdo rreziku potencial i cili mund të paraqitet në të ardhmen duhet të bëhet pikërisht në përputhje me direktivat e BE që synohen të krijohen për çështjen e kriptovalutave. Në këtë mënyrë ofrohet edhe mbrojtje më e madhe për investitorët dhe rregullim më i mirëfilltë i tregut të kriptovalutave duke e ditur që deri më tani ka funksionuar në mënyrë të parregulluar. Unë mendoj që rrezikun e marrin përsipër investitorët të cilët vendosin të investojnë në valuta të tilla. Ka pasur raste të kolapsimit të kriptovalutave të caktuara në këta muajt e fundit dhe i bie që investitorët duhet të jenë më të kujdesshëm për sa i përket investimit që ata bëjnë në këto lloj asetesh”, tha Zeka.

Më Shumë

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit