2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Miriami shtatzënë, vëllai në koma, mami me sëmundje…”, Albani tregon tre momentet më të vështira të jetës

Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aksident të rëndë, për pasojë qëndroi tre javë në koma.

Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani në “A live Night”.

Më Shumë

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Lajmet e Fundit