20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Zbulohet në Australi gaforrja me ‘gëzof’ e cila vendos shpuzën si kapele

Një gaforre me “gëzof” u zbulua afër brigjeve perëndimore të Australisë, e kjo gaforre u emërua sipas anijes Beagle, me të cilën Charles Darwin lundroi anembanë botës.

Specia e re, Lamarckdromia Beagle, i përket familjes Dromiidae, që ndryshe njihen si familje e gaforreve

Krustacet e përdorin sfungjerin e detit dhe ascidianët për mbrojtje. Ata i “shkurtojnë” këto krijesa duke i përdorur kthetrat e tyre dhe pastaj i vendosin ato si kapele, transmeton Telegrafi.

Dr. Andrew Hosie, përgjegjës për krustacët dhe krimbat në Muzeun e Australisë perëndimore, tha se gaforret shpuzore kishin këmbë të pasme që ishin përshtatur posaçërisht për mbajtjen e “kapelave” të tyre.

“Sfungjeri ose ascidiani vazhdon të rritet dhe të formohet në shpinën e gaforres, nuk ngjitet asnjëherë, por e merr formën e kapelës që përshtatet mjaft mirë në kokën e gaforres”, tha tutje Hosie. /Telegrafi/

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit