“Misioni i Pamundur”, nesër në DokuKino

Nesër në DokuKino prej orës 19:30 në Prizren do të prezantohet premiera e filmit “Mission: Impossible, Rogue Nation”, për të cilin tashmë kanë filluar të shiten biletat.

“Misioni i Pamundur” dhe Tom Cruise rikthehen nesër në kinema Milenium. Filmi aksion dhe spiunazh është shkruar dhe drejtuar nga Christopher McQuarrie. Ndërsa, Tom Cruise anuloi çdo projekt tjetër për të rimarrë rolin e tij, atë të agjentit Ethan Hunt. Ai është gjithashtu producent i filmit së bashku me J. J. Abrams, and David Ellison. Në kastin e aktorëve janë edhe Rebecca Ferguson, Jeremy Renner, Alec Baldëin etj.

Filmi lidhet më kapitullin e mëparshëm, “Mission: Impossible – Ghost Protocol”, i cili mbaron kur Ethan përgatit ekipin e tij që të hetojë Sindikatën, që është një organizatë misterioze, të angazhuar për shkatërrimin e FMN-së. Xhirimet e filmit filluan më 21 gusht 2014 në Vjenë të Austrisë dhe përfunduan më 12 mars 2015.

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit