Ganja e Naiti, të vendosur kundër Speciales

Në votimin e nesërm, të hënën, në Parlamentin e Kosovës për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, deputetët e Parisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani e Ganimete Musliu do të votojnë kundër, sikurse bënë herën e parë.
Hasani ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetues dhe ka kërkuar edhe nga ligjvënësit e tjerë ta ndjekin shembullin e tij.

“Unë kërkoj që Gjykata Speciale të mos miratohet nga deputetët e Kosovës dhe duhet të jepet mundësia të ndryshohet kjo formë, sepse bashkësia ndërkombëtare është e gatshme ta ndryshojë, por ajo kërkon qëndrimin tonë”.

Ai nuk brengoset nëse ky qëndrim do të penalizojë të ardhmen e tij politike, në çfarëdo forme.

“Unë e jap mendimin tim dhe nuk i frikohem asnjë hakmarrjeje”.

Për Klan Kosovën ka folur edhe deputetja nga Drenica, Ganimete Musliu.

Edhe ajo është e vendosur në qëndrimin e saj për Specialen.

Musliu ka konfirmuar se do të përsëris votimin kundër Gjykatës së posaçme, duke votuar njëjtë sikur edhe herën e parë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit