7 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Mjedisi dhe planifikimi urban në Prizren

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” organizon ciklin e shtatë të debatit “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Debati mbahet sot në restaurant “ Marashi” në Prizren duke filluar nga ora 11:00.

Koordinatorja e projekti, Fjolla Gashi, tha se fokusi i debatit të shtatë është gjendja e komunitetit të mjedisit në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban.

Për të diskutuar mbi temën “Mjedisi dhe planifikimi urban në Prizren”, “EC Ma Ndryshe” ka ftuar Ramadan Tafallari,koordinator në DSHP për sektorin e ambientit dhe Osman Krasniqi,drejtor në QAM “Pellgu”.

“Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë, trashëgimia natyrore, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, lumenjtë, resurset natyrore, ndotja e ajrit, fushat e gjelbëra dhe parqet. Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban”.

Gashi tha se qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.

“Debatet jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim...

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

Lajmet e Fundit