8.5 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025

Mjeku shqiptar në Gjermani: Në Kosovë e Shqipëri po e dramatizoni shumë, coronavirusi nuk i vret as 80 vjeçarët e shëndosh

Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi, ngase sipas tij, ai nuk shkakton vdekje te njerëzit e shëndosh, dhe shkalla e vdekshmërisë prej tij është e ulët.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, ai theksoi se “Covid-19 nuk duhet të dramatizohet”.

“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku.

Kelmendi thotë se asnjë pacient në Gjermani nuk ka vdekur nëse nuk ka pasur ndonjë sëmundje përcjellëse.

“Çështja e Covid19 nuk duhet dramatizuar, ashtu siç po dramatizohet në Shqipëri dhe Kosovë. Duhet bërë e qartë se vdekshmëria nga Covid19 është shumë e ulët. Edhe nëse virusi do ta infektonte të gjithë popullsinë, vetëm 5% do të smureshin rëndë, ndërsa vdekshmëria do të ishte vetëm 1%. Por nuk paraqet problem për njerëzit e shëndosh. Asnjë pacient nuk ka vdekur te ne, nëse ai nuk ka pasur sëmundje përcjellëse. Mbi 95% e njerëzve të shëndosh nuk e kanë problem këtë virus, është një ftohje e zakonshme, dhe nuk duhet dramatizuar”, ka thënë ai.

Kur e ka krasasuar coronavirusin me gripin sezonal, mjeku Kelmendi ka thënë se në Gjermani vetë gjatë dimrit të vitit 2019, 7 mijë e 800 persona kanë vdekur nga gripi i zakonshëm.

Ai thotë se shumë shpejtë jeta duhet të i rikthehet normalitetit, dhe duhet shikuar nga e ardhmja, pasi është shumë e rëndësishme për ekonomitë, shkollat dhe të tjerat, që jeta të vazhdojë. /Reporteri.net

Më Shumë

Nesër hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nesër rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të...

Prizreni fiton bindshëm në Lipjan, një hap larg Ligës së Parë

Prizreni ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Shqiponjat me rezultat të pastër 3:0 në ndeshjen e javës së 25-të të...

Lajmet e Fundit