18.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

MKRS-ja lë folklorin jashtë listës së mbrojtur

 ministria e kulturesPa dyshim se trashëgimia folklorike në Kosovë është mjaft e pasur, me një në traditë dhe vjetërsi origjinale, e cila tashmë është e njohur në mbarë botën. Madje, disa vjet me radhë edhe janë duke u bërë përpjekje që një pjesë e kësaj trashëgimie të renditet si trashëgimi botërore. Por, përkundër rëndësisë së saj, kjo trashëgimi mbetet jashtë mbajtjes institucionale, konkretisht Listës së mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Një gjë e tillë do të pamundësojë që kjo trashëgimi të konkurrojë në Listën botërore të trashëgimisë së mbrojtur botërore –UNESKO. Në fakt, trashëgimia shpirtërore kulturore ose jomateriale, në kudër të së cilës hyjnë edhe muzika dhe vallet, konkretisht pasuria folklorike, ka mbetur jashtë listës së mbrojtur nga shteti e përpiluar nga MKRS-ja, edhe pse është një detyrim ligjor, që buron nga Ligji për trashëgiminë kulturore i miratuar më 2006. Në anën tjetër, një pjesë e mirë e kësaj trashëgimie tashmë është botuar dhe ruhet në arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndërsa, materiale me interes të madh gjenden edhe nëpër bibliotekat dhe arkivat personale të studiuesve tanë. Me gjithë faktin se në përgjithësi trashëgimia folklorike gjendet në një situatë të mirë sa i përket ruajtjes dhe promovimit, përjashto incizimet e vjetra që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për konservim dhe restaurim.
Digjitalizimi i materialeve tonike

Në një prononcim për “Kosova Sot”, sekretari shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dr. Lulëzim Lajçi, është shprehur se instituti posedon një pasur të rëndësishme të materialeve folklorike. Sipas tij, pjesa dërmuese e materialeve tonike tashmë është botuar dhe mund të shfrytëzohet për studime. Ndërsa, ka thënë se tashmë IAP-së i mbetet të bëjë digjitalizimin e materialeve tonike, të cilat ruhen në bobinat e aparaturave, kur edhe janë incizuar në terren dhe, siç ka thënë ai, për të bërë një digjitalizim të këtyre materialeve duhet kushte specifike dhe aparatura përkatëse. “Këto audio-incizime janë vlerë e rëndësishme e trashëgimisë sonë dhe duhet të ruhen, pasi kanë një rëndësi të madhe edhe për studime gjuhësore e historike”, ka thënë ai, duke shtuar se procesi i digjitalizimit të këtyre materialeve parashihet të përfundojë vitin që vjen. Lajçi ka thënë se IAP – Dega e Folklorit ka planifikuar një projekt për ribotimin e gjithë materialeve folklorike të botuara gjatë viteve në një botim të ri, të vetëm që sipas tij, do të përfshinte diku 30 vëllime dhe pret përkrahjen e projektit.
Mungon inventari i trashëgimisë shpirtërore

Në anën tjetër, Xhejlane Hoxha, drejtoreshë e ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, në një prononcim për “Kosova Sot”, është shprehur se në bazë të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, të miratuar më 2006, segmenti i folkloristikës hyn në kuadër të Trashëgimisë shpirtërore ose jomateriale. Sipas saj, këtu hyjnë tradita, shprehjet popullore, zakoni, gjuha, ritet, këngët, vallet, etj., dhe ligjërisht kërkohet regjistrimi, vlerësimi dhe shpallja në mbrojtje të përhershme. “Deri më sot ka pasur disa tentativa dhe ende nuk është kryer ndonjë veprim. Në mungesë të kësaj, pëson trashëgimia shpirtërore”, ka thënë ajo, duke shtuar se për këtë shkak mund të paraqiten edhe probleme me adresimin e propozimit apo nominimin të ndonjë vepre apo krijimtari për mbrojte në UNESKO, siç është rasti më e Eposit të Kreshnikëve, pasi siç ka thënë ajo, një nga kriteret e para që kërkohet nga UNESKO-ja, është që vepra e nominuar duhet të shpallet nën mbrojtje të shtetit nga i cili edhe nominohet. Pra, ka thënë ajo, do të jetë një minus i madh dhe mund të vihet në pikëpyetje shqyrtimi i nominuar i Eposit të Kreshnikeve si trashëgimi botërore. Por, përveç kësaj problem paraqet edhe mos-hartimin apo inventari i listës së trashëgimisë shpirtërore, pasi edhe kjo kërkohet si parametër nga UNESCO-ja me rastin e nominimit të ndonjë krijimtarie.

Gazeta nuk ka mundur të marrë një prononcim nga MKRS-ja, konkretisht nga Departamenti i Trashëgimisë i kësaj Ministrie, për mosinventarizimin dhe futjen nën mbrojtje të shtetit të kësaj trashëgimie, e cili në bazë të Ligjit për trashëgiminë kulturore dhe standardeve evropiane është përgjegjëse për hartimin e strategjisë për inventarizimin apo hartimin e listës së mbrojtur të trashëgimisë shpirtërore. (KOSOVA SOT)

Më Shumë

Gara për titullin e kampionit nis më 4 maj në Prizren

Seria finale e “Play-off”-it të ProCredit Superligës fillon në Prizren me super finalistët Bashkimi dhe Trepça. Epërsia e terrenit i takon prizrenasve që përfunduan garat...

Kryetari i Dragashit deklaron mbi 100 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe kursime

Kryetari i Komunës së Dragashit, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së LDK-së, Bexhet Xheladini, ka deklaruar mbi 100 mijë euro pasuri të...

Lajmet e Fundit