Në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar diskutimi I metodologjinë për studimin e fizibilitetit për fshatin Zym të Hasit, duke përfshirë aktivitetet e planifikuara.
Në kuadër të këtij takimi u pa edhe përvoja me planin e konzervimit dhe menaxhimit të Janjevës, mbi metodologjinë e përdorur, procesin, sfidat dhe rezultatet.
Ky studim do të përcaktojë mbrojtjen, konzervimin, zhvillimin dhe promovimin e fshatit Zym një zonë me vlera të trashëgimisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Studimi do të analizojë fuqitë e ndryshimit në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike dhe do të mundësojë një mbrojtje të koordinuar, përmirësim dhe zhvillim.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.