9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

“Moj e çmendura E.”, Presidenca i përgjigjet ashpër ministres Spiropali

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila theksonte se grushti i shtetit ka nisur në kokën e Presidentit që me Reformën në Drejtësi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Blushi e quan Spiropalin të çmendur, ndërsa e pyet nëse edhe për grushtin e shtetit kanë marrë konsensusin e SHBA-BE.

Reagimi i plotë

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.
Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

Më Shumë

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi...

Gjesti kritikon estradën: Ma keni prishë veshin me tallava moderne

Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen...

Lajmet e Fundit