Molliqaj fton qytetarët të protestojnë më 25 mars kundër marrëveshjes me Serbinë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se marrëveshja e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë është tejet e dëmshme.

Madje ai ka thënë se ky është mashtrimi më i madh që i është bërë qytetarëve nga një kryeministër, për të cilin tha se nuk ka mandat për këtë marrëveshje, raporton Zeri.info.

Molliqaj ka ftuar qytetarët që më datë 25 mars me fillim nga ora 14:00 të dalin në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje.

“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.

Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, shkroi ai në Facebook. /Zëri

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit