Shaqiri s’udhëton në Serbi për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk do jetë me kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e marsit.

Në fund të muajit mars kombëtaret do të zhvillojnë ndeshjet para-kualifikuese për në Kampionatin Evropian.

Zvicra do të luajë ndaj Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë më 25 mars, ndërsa më 28 mars e pret Izraelin në Gjenevë.

Përfaqësuesja ‘helvetike’ tani do të përfaqësohet nga dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Kjo pasi Shaqiri nuk do jetë me ekipin, për shkak të një lëndimi që ka pësuar me skuadrën amerikane, Chicago Fire.

Lajmin për mungesën e anësorit e ka konfirmuar vetë federata, me anë të një njoftimi sot.

“Trajneri i ekipit nacional, Murat Yakin, do të jetë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. Ata mungojnë për shkak të lëndimeve. Xherdan Shaqiri nuk do t’i bashkohet ekipit nacional për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk është ftuar në vend të tij. Gregor Kobel do të zëvendësohet nga Jeremy Frick i Servettes”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës të dielën.

31-vjeçar për Zvicrën ka luajtur gjithsej 112 ndeshje, ndërsa i ka shënuar 27 gola.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit