9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Moti për sot e nesër: Po vjen bora

Mot më i butë parashihet të premten, e në mbrëmje edhe shi, e ditën e shtunë rënie e temperaturave, derisa reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë.

Ndotësit ajror të grumbulluar ditëve të fundit, ditëve në vijim pritet të shpërndahen, pasi parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, e që do të përmirësoj indeksin e cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta, në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e vende-vende në fundjavë edhe në të mira.

25.12.2020 – Mot i butë, kryesisht me vransira, nga Dukagjini vende-vende edhe me erë. Pasdite së pari në perëndim të vendit priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmje reshje lokale shiu priten edhe në pjesë të tjera të vendit. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 14C, e në vise malore 3C deri 8C. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-7m/s, e në Dukagjin nga jugperëndimi 7-14m/s. Indeks UV 1.

26.12.2020 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Ditën me rënie të temperaturave, më ftohtë, e reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe në mbrëmje dhe gjatë natës. Ka mundësi që vende-vende reshjet të jenë më intensive. Në Dukagjin mund të bie shi dhe borë. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 9C, e në vise malore -4C deri 3C. Do të fryj erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-12m/s. Indeksi UV: 0./Prishtina Weather

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit