4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Mourinhon rrezikon shkarkimin, Roma mendon për De Rossin

Humbja 3-1 ndaj Milanit, por edhe rezultatet dhe paraqitjet e fundit të Romës, mund t’i kushtojnë shtrenjtë Jose Mourinhos. Sipas asaj që raportohet nga “Sport Mediaset”, në fakt, Friedkins mund të vendosin të ndryshojnë trajner në ditët në vijim.

Lista e kandidatëve për të zënë vendin e “Special One” është e shkurtër. Sipas transmetuesit televiziv, ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, është mes kandidatëve potencialë.

Bankina e parë dhe e fundit e ish-mesfushorit ishte ajo e SPAL-it, por falë të shkuarës së tij te verdhekuqtë, mund të ketë mbështetje të madje nga tifozët e Romës.

 

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit