8.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Muharremaj dhuron rrogën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kalojë në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se konsideron që është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj.

“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish-pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.

Tutje, i pari i komunës së Suharekës u ka bërë ftesë deputetëve, ministrave dhe udhëheqësve të dikastereve të tjera që t’i ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit.

“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë Muharremaj.

Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore.

Më Shumë

Aksioni i krasitjes vazhdon në Prizren, ndërhyrje në rrugën “Adem Jashari”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e rregullt të krasitjes së pemëve në qytet,...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit