Muharremaj: Uji i pijes në Suharekë, i ndotur dhe me baktere

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se uji i pijes në Suharekë pas vërshimeve është ndotur dhe është me baktere.

“Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me baktere”, ka shkruar Muharremaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai po ashtu ka thënë se ka kërkuar nga institucionet që të mbikëqyrin në rast të ndonjë epidemie dhe të klorizohet uji në zonat e prekura nga vërshimet.

“Si kryetar komune i kam autorizuar sërish institucionet tona që ta mbajnë nivelin e mbikëqyrjes, duke qenë përballë rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme.

Rekomandimet janë që zonat të klorizohen nga institucionet përkatëse, ndërsa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit.

Ne do të jemi në secilin hap të mbikëqyrjes për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj.

Qyteti i Suharekës dhe fshatrat e kësaj komune u përballën me vërshime të jashtëzakonshme natën mes 15 dhe 16 gushtit.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit