14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Mungojnë ish-drejtori i Arsimit në Mamushë dhe drejtori i shkollës “Ataturk” të akuzuar për korrupsion, shtyhet rigjykimi

Për shkak mungesës së të akuzuarve Cafer Morina, ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, ka dështuar të mbahet të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, gjykimi në rastin ku ata po ngarkohen për korrupsion.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se të akuzuarit Morina dhe Krasniç janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Morina, avokati Fatmir Jëlliqi tha se më 18 prill 2023, në Prokurorinë Themelore në Prizren kanë parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe se në të njëjtën datë, në gjykatë kanë parashtruar kërkesë për shtyrje e seancës së sotme.

Ai ka shtuar se marrë parasysh kërkesën që kishin parashtruar për shtyrjen e seancës, i mbrojturi tij ka menduar se prezenca e tij në këtë seancë nuk është e nevojshme.

Këto deklarime, i ka mbështetur mbrojtësi i të akuzuarit Krasniç, avokati Naim Kurtishi.

Ndërsa, prokurori Mehdi Sefa ka pohuar se avokatët Jëlliqi dhe Kurtishi kanë parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe se të njëjtat janë duke u shqyrtuar.

Kërkesën e mbrojtjes, nuk e kanë kundërshtuar i dëmtuari Ramadan Shanli dhe përfaqësuesi i tij, avokati Muhamet Shalaj.

Në mungesë të kushteve ligjore, kjo seancë është shtyrë, kurse e radhës është caktuar të mbahet më 8 maj 2023.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 14 janar 2022, i kishte liruar nga akuza dy të akuzuarit. Mirëpo, Gjykata e Apelit më 10 qershor 2022, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, çështjen e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si drejtor i arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si drejtor i shkollës “Ataturk”, akuzohen se në periudhën kohore 1 nëntor 2020 – 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.

Sipas aktit akuzues, këtë e kanë bërë në atë mënyrë që të pandehurit themelojnë marrëdhënie pune me mësimdhënësit Kenan Morina dhe Fahri Morina në shkollën e mesme “Ataturk”, si dhe i akuzuari i parë Cafer Morina themelon marrëdhënie pune edhe në shkollën fillore “Anadolu” me mësimdhënësen Hysnie Qabrati dhe në shkollën “Zybejde Hanem” me mësimdhënësin Shakir Mazrek, pa zhvilluar procedurë konkursi dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës, konkretisht nenin 8.

Me këto veprime, Cafer Morina dhe Rifat Krasniç akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit