11.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Murati: Jahjaga të rekomandojë zgjedhje të reja

Valon MuratiSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka vlerësuar se as PDK-ja me parterët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të garantojnë qeveri stabile dhe të qëndrueshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Murati ka deklaruar se ky ngërç politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare.

“Në situatën në të cilën jemi futur si vend pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe pa marrë parasysh vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese, apo të vendimeve të tjera të saj, nëse paragjykojmë se do të vazhdojë saga drejtuar kësaj gjykate, kam bindjen e thellë se e vetmja zgjidhje nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e reja të përgjithshme”, ka thënë Murati. Në këtë kontekst, Murati i ka sugjeruar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që në konsultim me partitë politike, të merret vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Madje Murati ka thënë se presidentja Jahjaga duhet të dalë publikisht dhe të rekomandojë zgjedhje të reja për Kosovën.

“Në këtë situatë presidentja e vendit, në konsultim me partitë politike, do të duhej sa më shpejt të merreshin vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Madje mendoj se presidentja nuk do të duhej të hezitonte që edhe publikisht të rekomandonte zgjedhje të reja për të dalë nga ky ngërç politik në të cilin jemi futur. Përndryshe, zgjedhjet e reja do ta zgjidhnin lëmshin e të parit, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tri grupe: i pari koalicioni PDK-PD-LB, të cilit eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR-ja, koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjen Vetëvendosje!”, është shprehur Murati, duke shtuar se, nëse Kosova shkon në zgjedhje, LB-ja do ta vazhdojë partneritetin me PDK-në.

“Sa i përket LB-së, edhe në zgjedhjet e ardhshme besoj se do të vazhdohet koalicioni ekzistues, sepse nuk ka ndryshuar ndonjë rrethanë që ne të ndryshojmë qëndrim në këtë drejtim”, ka thënë Murati.

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Për Fatos Nanon

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera...

Lajmet e Fundit