Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta si dhe pagesa të dyfishta të parregullta.

Ai po ashtu tha se gjithashtu kjo janë rreth një milion euro që kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.

“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.

Murati po ashtu u pyet për shumën e vjedhur nga Thesari i Shtetit, 2.1 milionë euro.

Ai tha se me rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i shtetit është duke u marrë Prokuroria.

“Ne kemi kontaktuar me prokuroren e rastit dhe jemi njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kthimi i atyre mjeteve që janë të bllokuara, kurse për pjesën tjetër do të zhvillohet proces gjyqësor”, ka thënë Murati. /Telegrafi/

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit