8.3 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Ministri tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, krijon qartësi juridike dhe parasheh eliminimin e çfarëdo dykuptimësie për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se përmes këtij projektligji do të lirohen nga tatimi niveli i pagës minimale nën 250 euro.

“Projektligji ka qëllim fillimisht të krijojë qartësi juridike sa i përket shumës së beneficioneve, apo kompensimeve të cilat ndërlidhen me pagën minimale. Parasheh eliminimin e çfarëdo ambiguiteti apo dy kuptimësitë në mënyrë që të kemi siguri juridike që të lëvizin me pagën minimale.

Së dyti projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale deri në nivelin e 250 euro parashihet që të rritet pragu tatimor me zero përqind, pra që nuk tatohet.

Së treti ky projektligj e ndryshon edhe procedurën se vihet te paga minimale në mënyrë kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik-Social, siç e kemi tash, kur anëtarët nuk mund të dakordohen dhe arrijnë konsensus. Plotësim-ndryshimi i ligjit parasheh se kjo mund të bëhet edhe me propozimin e ministrit të Financave në mënyrë që rritja e pagës minimale të bllokohet nga ndonjë partner social… Ky është momenti i duhur, marrë parasysh edhe gjendjen e vështirësuar ekonomike të qytetarëve edhe çmimet e rritura është e udhës që të votohet dhe ecet para me këtë projektligj që të hapet rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

Edhe Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bëri thirrje që të votohet projektligji i cili përcakton shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Muja tha se rritja e pagës minimale do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë në Kosovë.

Sipas tij, paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti”, ka thënë Muja.

Tutje ai shtoi se grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë.

“Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja/telegrafi/

Më Shumë

Ballafaqimi PDK-VV në Prizren, kaq vota morën Totaj e Abrashi nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja...

Junior 06 lufton fort, por Peja 03 del fituese në Prizren

Junior 06 zhvilloi një ndeshje të fortë dhe dinamike ndaj Pejës 03, por nuk arriti ta ndalte kundërshtarin, i cili triumfoi me rezultat 76:85...

Lajmet e Fundit