21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata që janë bërë prindër nga viti 2015 mund të aplikojnë për shtesa.

“Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje. Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Murati ka thënë se aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme (e shtunë).

Postimi i plotë i Muratit:

Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me AShI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës.

Më Shumë

Një person raportohet i zhdukur në Prizren

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren. Sipas raportit policor, personi mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia më 23 qershor dhe nuk dihet për...

Suhareka mbështet edicionin e 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Suharekës ka konfirmuar për të katërtin vit radhazi mbështetjen financiare për Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke dëshmuar...

Lajmet e Fundit