15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Muri nuk rrënohet, Rezoluta “harrohet”

Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit të përcaktuar me rezolutë të Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në veri, por gjendja atje vazhdon të jetë e njëjtë, raporton KTV.

As nga institucionet qendrore as nga ato lokale të Mitrovicës së veriut nuk pati asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa presidenti i republikës Hashim Thaçi ka vazhduar thirrjen e tij që të respektohet rezoluta e Kuvendit.
Presidenti ka siguruar se kjo çështje nuk do të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel.

E derisa niveli qendror po pret një marrëveshje me Mitrovicën e veriut për rrënimin e murit nga vetë serbët, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova thotë se ende nuk ka marrëveshje, por shpreson që marrëveshja të ndodhë.
Optimist shprehen edhe asamblistët shqiptar të komunës së Mitrovicës së veriut.

Por, qytetarët pak kanë shpresë që rrënimi i murit do të bëhet nga vetë serbët. Opozita nuk do të rrijë duarkryq.
Shefi i deputetëve të AAK-së Pal Lekaj u ka dërguar ftesa të gjithë shefave të grupeve parlamentare për një takim për të mërkurën.

Më Shumë

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit