8.8 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Muriqi u përgjigjet kritikëve, pas golit të mbrëmshëm

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, iu përgjigj kritikëve pas golit të shënuar në disfatën me rezultatit 2:1 kundër Trabzonsporit, duke thënë se për një sulmues si ai që vazhdimisht kontribuon në skuadër nuk mund të thuhet se po luan dobët vetëm pse s’po shënon.

Supergoli i Vedat Muriqi i shënuar mbrëmjen e së martës nuk ishte i mjaftueshëm për Fenerbahcen për t’i ikur disfatës me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë kundër Trabzonsport, transmeton Gazeta Express.

25-vjeçari, në intervistat e dhënë pas ndeshjes, vendosi të fokusohet më shumë te paraqitja e tij në këtë përballje dhe iu përgjigj atyre që e kishin kritikuar gjatë katër javëve sa s’kishte arritur të shënonte gol në ndeshjet e Fenerbahces.

“Unë e kisha një start të mirë që nga fillimi i sezonit. Pastaj pata probleme të shënoj gola për katër javë, por unë nuk pajtohem me kritikat që paraqitjet e mia ishin më të dobëta”, tha Muriqi.

“Unë i respektoj ato kritika, por tentoj ta bëj lojën time dhe tentoj t’i ndihmojë skuadrës time vazhdimisht. Nuk ka rëndësi nëse do të shënoj ose jo, mjafton të kontribuoj diçka në skuadër”.

“Është e debatueshme se sa e saktë është deklaratë se një sulmues që vrapon çdo ndeshje dhe e ndihmon skuadrën e tij të mbrojë po bën paraqitje të dobëta. Mos më keqkuptoni, nuk dua ta lavdëroj veten. Isha në vështirësi, por i kam shënuar dy gola në tre ditët e fundit”.

“Unë po tentoj të kontribuoj në skuadrën time në çdo mënyrë të mundshme. Shpresoj që do të vazhdoj të kontribuoj me gola, asiste e paraqitje edhe gjatë ditëve në vijim”.

Pastaj Muriqi vazhdoi duke e komentuar ndeshjen dhe rezultatin.

“Ne e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Pasi që është në formatin vajtje-ardhje, ne dolëm në fushë për ta marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. Rezultati 2:1 është më mirë sesa 2:0. Nuk jemi në epërsi, por s’jemi as në deficit të madh. Shpresoj të shkojmë në finale me tifozët tanë në Kadikoy”, tha Muriqi.

Muriqi pastaj vazhdoi duke folur edhe trajnerin e shkarkuar, Ersun Yanalin, për të cilin tha se ia uron më të mirat në të ardhmen dhe e falënderoi për punën që e kishte bërë.

“Ndodhin këto gjëra në futboll. Edhe pse disa nga ne ishim të lumtur, kështu e ka futbolli. Shpresoj që do ta ketë rrugën e hapur përpara sepse e meriton më të mirën. Faleminderit shumë për ato që bëre”, shtoi Muriqi.

Më Shumë

Ballkani triumfon në Superkupën ‘Kosovë – Mërgatë’

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka shfrytëzuar pushimin e kombëtareve për ta pasuruar edhe më shumë kabinetin e trofeve. Therandasit gjatë ditës së sotme kanë...

Gjendet dhe identifikohet trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj

Është gjetur dhe identifikuar trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj nga Prizreni. Lajmin e ka konfirmuar për "PrizrenPress" familja e tij. Trupi i pajetë i...

Buzë honit

Lajmet e Fundit