1.5 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

Mustafa: Beteja e Koshares, fitorja më domethënëse e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar përvjetorit të betejës së Koshares, duke e cilësuar 9 prillin si datën më të rëndësishme dhe më të veçantë në kalendarin e historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

Duke vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve dhe martirëve që luftuan në këtë betejë, Mustafa tha se kjo betejë është njëra ndër fitoret më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Atë ditë forcat pushtuese kuptuan se luftën e kishin humbur. Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë me 9 prill 1999…shënon një prej fitoreve më domethënëse të UÇK-së. Në Koshare jo vetëm që u thyen forcat serbe por shkulen edhe kufirin që na ndau gjysmë shekulli”, tha Mustafa.

Për Mustafën beteja e Koshares paraqet inspirim për të gjithë zyrtarët e shtetit dhe institucionet që të punojnë më shumë.

“Ne si qytetarë dhe institucione ua kemi borxh atyre që të punojmë me tërë dijen dhe përkushtimin tonë që tua jetësojmë ëndrrat e tyre…”, tha kryeministri Mustafa gjatë kësaj akademie.

I pari i vendit premtoi se shumë shpejt do të përfundojë edhe projekti për ndërtimin e memorialit në këtë vend dhe se ky projekt do të përmbyllet në drejtimin e Mustafës si kryeministër.

“Ky vend do të duket ndryshe dhe do ta merr formën që e meriton në emër të dëshmorëve dhe të gjitha atyre heronjve që luftuan këtu”, tha në fund Mustafa.

Më Shumë

Selmanaj: LDK-ja në Prizren është e përgatitur për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Drejtuesit e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë përfunduar përgatitjet për nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Kryetari...

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit me mbi 6,000 vizitorë

Përgjegjësi i Muzeut Arkeologjik në Prizren, Vesel Hoxha, ka bërë më dije se numri i vizitorëve në këtë muze ka arritur në 6,324. Në një...

Lajmet e Fundit