15.2 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Mustafa këmbëngul, zgjedhjet në qershor

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se do të bëjë gjithçka që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor. Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk e kanë shumicën legjitime.

“LDK-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që zgjedhjet të mbahen deri në qershor, sepse institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk kanë shumicë legjitime. Do të punojmë që zgjedhjet të jenë mirë të organizuara, të jenë të vëzhguara nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, në mënyrë që të rezultojnë legjitime”, ka thënë Mustafa.

Ai ka deklaruar se LDK-ja do të bëjë koalicione me ato parti politike që sigurojnë ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Koalicionet do t’i bëjmë me ato subjekte me të cilat do të sigurojmë ndryshime pozitive dhe të domosdoshme në zhvillimin ekonomik, në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e nevojshme strukturore. Unë do ta respektoj opinionin e anëtarësisë dhe qytetarëve për qeverisjen që i nevojitet këtij vendi në këto momente. LDK-ja nuk bën marrëveshje të fshehta”, është shprehur Mustafa.

Më Shumë

Zafir Berisha pas rezultateve preliminare: Kam marrë ofertë nga PDK-ja dhe VV-ja, të gjitha opsionet i kam hapur

Zafir Berisha, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e iniciativës qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit, ka deklaruar se pas publikimit të...

KQZ nis publikimin e rezultateve të votave me postë – në Dragash LDK merr shumicën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit...

Lajmet e Fundit