Mustafa: Mos ndërhyni në provimin e maturës

Nehat MustafaZëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në ka thënë se, ndërhyrja në formë ilegale në testin e maturës përbënë vepër penale.

Ai tregoi edhe për kallëzimet penale që MASHT-i i ka dorëzuar në Prokrurinë e Shtetit për afatin e kaluar.

“Le ta kupton çdo qytetarë që ndërhyrja në testin e maturës është vepër penale dhe nuk lejohet assesi”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit