Mustafa do t’i raportojë Kuvendit për dialogun

Isa Mustafa14-27Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut për Siguri, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Bruksel.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa, do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Për rezultatet e takimit, kryeministri Mustafa, pas kthimit në Kosovë, do ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Mustafa, gjatë qëndrimit në Bruksel, po ashtu do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit