13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Krasniqi: Po hapet përsëri pakoja e Ahtisaarit

JakupKrasniqi10-29Pas reagimit të Fatmir Limajt edhe Jakup Krasniqi ka reaguar përmes një statusi në Facebook. Krasniqi ka thënë se përmes diskutimeve të reja me Serbinë për gjyqësorin, po hapet Pakoja e Ahtisarit.

Krasniqi shtron pyetjen se Cili vend i pavarur do të pranonte të bisedonte me një palë me disponim tejet armiqësor, të bisedonte për sigurinë, energjetiken, telefonin, pasurinë, gjyqësinë, te gjitha këto çështje ndër më vitalet për vendin dhe popullin?!

Lexojeni të plotë reagimin e tij.

BISEDIMET POLITIKE PATËN PËRFUNDUAR NË VJENË

Mediet tona, sot po shkruajnë, se sot në Bruksel do të përfundojnë bisedimet për gjyqësinë në Kosovë?!

E gjithë Bota e qytetëruar e dinë se Bisedimet e Vjenës e kanë përmbyllë çështjen e bisedimeve politike për Kosovën. Se Dokumenti i Ahtisarit, nuk ishte vullneti ynë politik, por ishte rezultat i bisedimeve dy paleshe me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Dokumenti ishte rezultat i një kompromisi të dhimbshëm, ishte rezultat i bisedimeve të vështira. Pala e Kosovës e pranoi dokumentin si të tillë për hir të pavarësisë e cila u shpall më 17 shkurt 2008.

Cili vend i pavarur do të pranonte të bisedonte me një palë me disponim tejet armiqësor, të bisedonte për sigurinë, energjetiken, telefonin, pasurinë, gjyqësinë, te gjitha këto çështje ndër më vitalet për vendin dhe popullin?!

Sot po bisedohet me Kryeministrin serb për një shtyllë të rëndësishme të pushtetit, siç është gjyqësori, nesër do të merret vendimi për Gjykatën Speciale! Çfarë sovraniteti po i mbetet Republikës mbi ketë pushtet?

Te gjitha këto çështje janë ekskluzivisht të Kosovës. Trepça, a është si këto të tjerat e Kosovës?

Pse Kryeministri i “ri” i Kosovës, nuk e mori as mundin, sqepaku ta njoftoj Kuvendin se do t’i vazhdoi bisedimet aty ku e la paraardhësi i tij?

Këtyre pyetjeve nuk dua tu ap përgjigje. Përgjigje le të japin qeveritarët, intelektualët, shoqëria civile e qytetarët.

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit