5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mytaher Haskuka në Atmaxhë: Ne jemi kundër ndarjes Kosovë-Shqipëri, e lëre më fshat-qytet

Sot, kandidati për kryetar të Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar edhe nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, Drita Millaku, Arbër Rexhaj, bartësi i listës, Artan Abrashi, si dhe kryetari Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Atmaxhë, Merxhan Avdyli, ka paraqitur programin e tij qeverisës prej 43 pikash para banorëve të fshatit Atmaxhë.

“Kundërshtarët politikë, të bindur se Vetëvendosja do të dalë e para në këto zgjedhje lokale, kanë filluar me shpifjet e tyre. Lidhur me skandalin e radhës së PDK-së në Prizren, që u publikua sot në medie, dua t’iu them këtu se gjyshi im, Zylfi Haskuka, ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar dhe i burgosur politik në kohën e Jugosllavisë, afërsisht për rreth 6 vite. Më vonë u persekutua, ka shkuar në Turqi, por pastaj, ka vendosur të rikthehet në Kosovë. Edhe babai im ka qenë i persekutuar, po ashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nga Balli Kombëtar, në vitet nëntedhjetë. Dua të them se ne jemi kundër ndarjes Kosovë – Shqipëri, e lëre më kundër ndarjes fshat – qytet.

Më pas ka paraqitur edhe programin e tij qeverisës prej 43 zotimeve të nxjerra bashkë me ekspertë. Përkundër asaj se nuk duhet të mburremi me këto premtime të vitit 2017, sepse këto premtime do të kishin kuptim vetëm në vitin 2001 , kur mbarë Kosova po e merrte veten, por jo edhe tani. Por problemi i kanalizimit vazhdimisht po paraqitet edhe në fshatra edhe në qytete. Gjatë procesit të qeverisjes, ne do t’i analizojmë së bashku të gjitha problemet dhe do të jemi shumë transparentë , sepse deri më tash askush nuk e ka ditur s’e çfarë po punohet në Komunën e Prizrenit.”

Në kuadër të aktiviteteve për ditën e nesërme, Lëvizja Vetëvendosje! Tubimet e radhës do t’i mbajë në Has, në Lugishtë dhe në Gjonaj.

Më Shumë

Lajmet e Fundit