15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Mytaher Haskuka: Presidenti gjithnjë ka anuar kah PAN-i

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij.

Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in.

Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mytahet Haskuka, ka thënë se presidenti Thaçi asnjëherë nuk është treguar neutral pasi ka përkrahur PDK-në në çdo rast të nevojshëm.

E të njëjtën, sipas tij, Thaçi po e bën edhe tani me koalicionin PAN, duke u dhënë hapësirë për grumbullim të votave.

“Presidenti nuk po anon vetëm tani nga PAN-i. Ai këtë e ka bërë edhe më herët. E kemi parë gjatë fushatës zgjedhore, por edhe gjatë zgjedhjeve në Drenas. Ajo që ka bërë presidenti deri më tash është munduar t’i sigurojë kohë PAN-it për t’i bërë numrat për formimin e Qeverisë. Nuk ka qenë e nevojshme një takim me partitë. Ajo që duhet të bëjë presidenti është të thërrasë seancën konstituive”, ka thënë Haskuka për “Zërin”.

Haskuka nuk ka treguar nëse lëvizja “Vetëvendosje” do ta pranojë ftesën e presidentit për takim apo jo.

Më Shumë

Amar Osmankaj, futbollisti që rikthehet pas lëndimit me potencial të lartë te Liria e Prizrenit

Në futboll nuk mjafton vetëm talenti. Duhet durim, karakter dhe mbi të gjitha, aftësia për t’u ngritur kur bie. Pikërisht këtë histori po shkruan Amar...

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Lajmet e Fundit