7.9 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Mytaher Haskukës i çahet koalicioni në Prizren

Koalicioni Vetëvendosje, LDK dhe Nisma, po shkon drejt çarjes në Prizren.

Mospajtimet e tyre kanë dal në pah në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.

Anulimi i konkursit për drejtorë të shkollave dhe votimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale, e ka përqarë keq këtë koalicion qeverisës.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka njoftuar në mëngjes në rrejtin social “Facebook”, se ka anuluar konkursin për drejtorë të shkollave.

Ky vendim i Haskukës ka “rebeluar” Nismën, e cila drejton Drejtorin e Arsimit në Prizren.
Kuvendari i Nismës, Pranverim Berisha, anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave, e ka quajtur “veprim adoleshent”, shkruan “PrizrenPress”

“Dëshirojmë të dimë nga Vetëvendosje se cili është qëndrimi i tyre për këtë vendim adoleshent të Haskukës?”, pyeti Berisha.

“Vetëvendosje nuk ka mbajtur mbledhje për këtë cështje,prandaj nuk kemi qëndrim. Ne sot u njoftuam për anulimin “, është përgjigjur kryetari i VV-së, Artan Abrashi, njëherësh kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.

Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, ndërkaq tha se nuk është njoftuar për anulimin e konkursit nga kryetari Haskuka.

Ai tha se procesi i konkursit ka shkuar në rregull.

“ Do të bisedoj me Haskukën dhe varësisht nga qëndrimi i tij, do të marrë vendim edhe për të ardhëm time, sepse Skënder Susuri nuk është i lidhur me Drejtorinë e Arsimit”, tha ai,transmeton “PrizrenPress’.

Koalicioni është përplasur edhe për Draft Kornizën Afatmesme të Buxhetit.

Kuvendarët e Nismës kanë refuzuar votimin KAB-së.

Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se do të votojë me kusht të përmisimit.

Ai tha se fshati Gjonaj është lënë anash edhe nga qeveria e Haskukës.

Kuvendari tjetër i LDK-së, Xhavit Ukaj, ndërkaq ka braktisur seancën e Kuvendit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi kompaninë “Baresha” në Prizren

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar kompaninë "Baresha" në Prizren. Ai ka premtuar se nëse do të zgjidhet deputet, do të jetë...

Aliu dhe Nikoloski inspektojnë punimet në rrugën Prizren – Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë inspektuar punimet në rrugën...

Lajmet e Fundit