5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Nait Hasani: Nëse marr ftesë nga Specialja, nuk do t’i përgjigjem

Nait Hasani, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili ishte edhe luftëtar i UÇK-së, ka thënë për “Zërin” se nuk beson në drejtësinë që mund të ofrojë Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se nuk do t’i përgjigjet kësaj Gjykate po qe se potencialisht merr ftesë nga ajo.

“Unë nuk do t’i përgjigjem asnjë gjykate, i kam kryer të gjitha ato që kam pasur, lufta ime ka qenë luftë për liri. Kjo Gjykatë nuk sjell drejtësi, sepse është një gjykatë politike e motivuar politikisht nga Serbia për t’i hetuar kinse krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë luftës. Bashkësia ndërkombëtare ka rënë në kurthin e Serbisë për ta krijuar një gjykatë të tillë për t’i barazuar krimet që ka bërë Serbia me krimet që serbët pretendojnë kinse i ka bërë Kosova”, ka thënë ai.

Ndërkohë Hasani ka vlerësuar se pikërisht për shkak se kjo Gjykatë është gjykatë etnike nuk do të duhej që pjesëtarët e UÇK-së t’i përgjigjen ftesave të saj.

“Gjykata Speciale do të marrë njerëz, do t’i ngrejë çështjet dhe nuk do t’ia arrijë qëllimit të vendosë drejtësi. Përderisa nuk ka një unitet në këtë çështje tani është gjendja e tillë, përndryshe unë mendoj se nuk është dashur t’i përgjigjen kësaj Gjykate, për shkak se ajo nuk i trajton etnitetet në mënyrë të barabartë. Është një gjykatë etnike dhe gjykatat etnike nuk ofrojnë drejtësi”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit