4 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Nait Hasani: PDK-ja nuk ka kandidat për president të Kosovës

Deputeti i PDK-së Nait Hasani thotë se subjekti i tij politik, nuk ka kandidat për postin e presidentit të Kosovës. Sipas tij, koalicioni PDK-LDK, në marrëveshjen e arritur për bashkëqeverisje, nuk ka përcaktuar asnjë emër të përveçëm, i cili do të jetë kandidat për president të Kosovës.

“Në marrëveshje shkruan se LDK-së i takon posti i kryeministrit, kurse PDK-së ai i Presidentit”, tregon Hasani për “PrizrenPress”.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ditëve të fundit ka promovuar vetveten se do të jetë president i Kosovës. Ai, madje ka thënë se i ka votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.

“Zyrtarisht PDK-ja nuk ka asnjë kandidat për President të Kosovës. Ju e dini se për arritur deri në votim,kandidati duhet të kalojë nëpër disa procedura”, thotë Hasani.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e “PrizrenPress”-it, se a do të votojë Hashim Thaçin për president të Kosovës, nëse edhe zyrtarisht do të jetë kandidat nga PDK-ja.

“Kjo nuk është pyetje. Nuk mundem me dhënë përgjigje për dëshirat e të tjerëve. Ndoshta deri në kohën e votimit do të kemi edhe ndonjë dëshirë tjetër. Kur do të zyrtarizohet kandidati, unë do të përgjigjem”, shprehet Hasani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Reshjet e mëdha në autostradën Prizren–Prishtinë bllokojnë trafikun

Reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmë në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa në autostradën Prizren–Prishtinë, veçanërisht në afërsi të aeroportit, për...

Përmbyten nënstacionet, KEDS-i ndërprenë energjinë elektrike në Rahovec, Malishevë dhe Drenas

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) e ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Drenasin, Malishevën dhe Rahovecin. Përmes një njoftimi për medie, kjo...

Lajmet e Fundit