Nait Hasani: Vetëm zgjedhjet mund ta shpëtojnë vendin

Njësoj si opozita që tash e disa muaj po kërkon zgjedhje të parakohshme edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani vazhdon të qëndroj mbrapa deklaratave, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.

Ai për lajmi.net thotë se ky është qëndrimi i tij personal dhe se zgjedhjet janë mënyra e vetme për daljen nga kriza politike e institucionale në vend, deputeti Hasani shprehet mjaft kritik për Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Unë vazhdoj t’i kem të njëjtat qëndrime. Unë mendoj dhe besoj se vendi duhet të shkoj në zgjedhje sepse vetëm ato mund ta shpëtojnë vendit”, tha për lajmi.net deputeti Nait Hasani.

Hasani thotë se qytetarët e kanë humbur besimin në institucione, dhe se vetëm zgjedhjet mund ta kthejnë shpresën te ta. Ai thotë se qytetarët kërkojnë zgjedhje për ndryshimin e kësaj gjendje.

Edhe pse deputeti i PDK-së, Nait Hasani i sheh zgjedhjet si mundësi për dalje nga kriza dhe për rikthimin e besimit të elektoratit , krerët e partive të koalicionit qeverisës kanë thënë disa herë se zgjedhje do të ketë sipas afatit kushtetues në qershorin e vitit 2018.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit