Nait Hasani: Vizita e Edi Ramës në Kosovë i kontribuon rrethanave të krijuara në veri

Ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.

“Për mua është mjaft e rëndësishme kjo vizitë, sidomos pas Asamblesë së OKB-së, ku ai kërkoi nga asambleja njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ardhja e tij në Prishtinë është e arritur dhe përgjegjësi e Edi Ramës dhe Shqipërisë në raport me Kosovën”, është shprehur Hasani, njofton Klankosova.tv.

“Kjo vizitë i kontribuon rrethanave të tanishme politike që janë krijuar në veri të vendit”.

Hasani  ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për vendosjen e reciprocitetit me targa.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit