6.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Nasim Haradinaj del sot para Speciales

Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka konfirmuar aktakuzën, e parashtruar më 30 tetor nga Prokurori i Specializuar, kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ky i fundit, pas konfirmimit të aktakuzës, do të paraqitet sot para Gjykatës Speciale në ora 15:00, njofton Klan Kosova.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe  për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7  dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të  Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre  konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku  përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”.

“Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese  kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar  punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e  procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë  penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë arrestuar si të dyshuar më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020.

Më Shumë

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre...

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Lajmet e Fundit