-1 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

‘Natën e Shingjergjit prehet kingji’

Më datë 6 Maj, në shume treva Shqiptare festohet dita e “Shën Gjergjit” festë kjo shumë e vjetër me siguri që nga koha e paganizmit. Me anë të kësaj feste, shënohet fillimi verës, për dallim nga “Shën Mitri” fillimi i dimrit.

Në të kaluarën janë kryer shumë rite duke përfshirë, mbledhjen e degëve me gjethe të njoma dhe vendosja e tyre nëpër hyrje të shtëpisë, ahurit etj. mbledhja e barishteve të ndryshme, me të cilat janë ushqyer kafshët, me qëllim që të  jenë sa më të shëndetshme. Të gjitha këto ceremoni janë kryer në natën e “Shën Gjergjit”, më 5 Maj.

Ky asht tregimi për festën e Shingjergjit, festë të cilën e festojnë kryesisht romët, ashkalitë dhe egjiptasit. Këtë tregim e tregon personalisht Hysnije Jaha në mënyrën si e festojnë ashkalitë këtë festë.

Shëngjergji është nji festë për ne sikurse Bajrami për muslimanë e Krishtlindja për serbët e katolikët. Nji javë para Shingjergjit e pastrojmë shtëpinë, i lajmë të gjitha tepihat, perdet, tona çka ka me u la.

Blehet kingji tre-katër ditë përpara, mahet mirë e f’mija gëzohen e lozin me të.

Natën e Shingjergjit prehet kingji.

Kur o kon mullini, shkojshim me mar ujë, pak hitha, pak bari, e rujshim ka ni vo të velikdanit, e në sabah ditën e Shingjergjit i stërpikim fmitë me u çu heret kurse gjatë ditës i lajmë fmitë. Ujin e mullinit, barin, hithat dhe votë i qesim krejt në nji kofe, i lajmë f’mitë dhe pastaj i veshim me tesha t’ reja që iu kemi ble dy tre ditë përpara Shengjergjit. Dytën ditë të Shingjergjit hahet silla e Shingjergjit.

Aty mbledhen familja e madhe, djemtë, nipat, mesat e rejat.

Mas dreke shkojmë te familjet tona me bo për hajr Shingjergjin. Aty na presin me omëlcina dhe soka. Tretën ditë të Shingjergjit u veshim edhe na t’ mdhejt, dilshim n’ park ku bojke muzika, k’cejshim, lujshim edhe na në mënyrën tonë deri vonë. Ma së shumti e majnë gabelt (emërtim i ashkalive për romët).

Ata prejnë ka dy-tre kingja dhe e majnë në mënyrë të vet ku shpenzojnë shumë pare për Shingjergj.

Kjo festë mbahet katër ditë. / KultPlus.com

(Tregim i marrë nga një botim i vitit 2012, me titullin PËRMBLEDHJE E TREGIMEVE TË SHKURTËRA RRËFIME TË URTA – Ky dokument është prodhuar brenda kornizës së projektit të përbashkët ‘BE/KE – Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë’.)

Më Shumë

Disa të dyshuar ia vjedhin portofolin një personi në Prizren

Disa persona dyshohet se ia kanë grabitur portofolin një burri në Prizren. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti po hetohet. “GRABITJE- Prizren / 07.01.2025...

Nderohet kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës në përvjetorin e tij të dytë

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkëpunëtorët dhe familjarët e të ndjerit...

Lajmet e Fundit