2.9 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Ndalohet mbajtja e një ahengu në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar, Zyra Regjionale Prizren  ka   ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ngritjes se zbatimit të masave anti Covid- 19.

Kurse, nga data 03 shtator deri me 09 shtator në regjionin e Prizrenit janë shqiptuar 39 gjoba për lokale të gastronomisë, kurse në 17 raste është vepruar me mbyllje të përkohshme. Këto shifra i ka vërë të ditura për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi .

 

“Edhe sonte është ndaluar mbajtja e një ahengu. Po ashtu, gjatë kontrolleve në secilën pjesë të këtij regjioni, ndaj secilit veprim që ishte në kundërshtim me masat e vendosura për lokale të gastronomisë është ndërmarrë masa disiplinore, duke përfshi ato mandatorë ligjore ndëshkuese dhe mbyllëse për rastet recidiviste. Secili biznes qe dëshiron të punoj,  ai mund të operoj vetëm duke respektuar rregullat me  krijimit të kushteve për respektim të masave sipas vendimit të fundit të Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Thaçi tutje ka thënë se inspektorati  bashkë me Policinë  e këtij regjioni janë duke bashkëpunuar ngushtë  për të bërë mbikëqyrje sa me efikase të masave. “Mosrespektimi i tyre nuk s’ka të falur.  Nga hyrja në fuqi e vendimit të fundit,  inspektorët vazhdimisht ka ishin në teren në regjionin e Prizrenit dhe nga data 03 shtator deri me 9 shtator janë shqiptuar 39 gjoba për lokale të gastronomisë, në 17 raste është vepruar me mbyllje të përkohshme. Shteti do të punojë pandërprerë për respektim të masave, i cili është faktori kryesor në rënie të numrit të të infektuarve”, u shpreh ai.

Më Shumë

Totaj takon drejtuesit e “Hidroregjionit Jugor”, diskutohet zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”. Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit,...

“Dita e 8-të pa asnjë minutë rrymë”, protestojnë banorët e Malishevës

Mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike në Malishevë ka nxjerrë banorët në rrugë.   Ata thonë se tash e më shumë se një javë janë pa...

Lajmet e Fundit