8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ndalohet personi i pestë në Prizren

Një person është arrestuar në orët e pasdites në Prizren pasi dyshohet ta ketë keqpërdorur fshehtësinë e votës.

“Një person është arrestuar dhe më pas është liruar për cenim të fshehtësisë së votimit- fotografim i votës, me urdhër të prokurorit rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt, të njëjtit i është konfiskuar telefoni për hetime kjo ka ndodhur në shkollën ‘Mati Logoreci’ në Prizren”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se në fshatin Velezhë të Prizrenit është regjistruar një rast tjetër kur një qytetar ka penguar procesin e votimit duke ngritur zërin ndaj komisionerëve.

Ai tha se personi është intervistuar dhe më pas liruar ndërsa me urdhër të prokurorit ëshët dërguar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit