Ndërkombëtarët, të pakënaqur me mungesën e Mustafës dhe Haradinajt

Haradinaj-MustafaNë takimin e sotshëm të reformës zgjedhore, nuk kanë marrë pjesë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

LDK-ja në këtë takim ka qenë e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi. Kurse, AAK-në e kanë përfaqësuar dy nënkryetarët – Blerim Shala dhe Ardian Gjini.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Një zyrtar që ishte i pranishëm në këtë takim, i ka thënë “Epokës së re” në kushte anonimiteti se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë habitur me mos prezencën e Mustafës dhe Haradinajt, pasi nikoqir i këtij takimi ishte ambasadori britanik në Kosovës, Ian Cliff.

“Ambasadorët e shteteve të Quintit dhe Samuel Zhbogar nuk u ndien mirë me mos prezencën e liderit të LDK-së dhe të AAK-së. Opozita, siç po shihet, nuk është e gatshme për përshpejtimin e reformës zgjedhore”, ka thënë ky zyrtar.

Në këtë takim ishin prezentë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i SLS-së, Slobodan Petrovic.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit