10.5 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim në burimet që furnizojnë qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për ruajtjen e cilësisë së ujit, kompania ka ndërprerë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit, ndërprerja përfshin një numër të madh lagjesh, përfshirë Ralin, Ortakoll, Arbanën, Bajram Currin, Jetën e Re, Lakuriqin, Jeni Mahallën, Bazhdaranën, Dardaninë, Bajraklinë, Petroven, Kurillën dhe zona të tjera qendrore si Sheshi i Lidhjes, Rr. Adem Jashari, Rr. Nënë Tereza dhe Landovicën (pjesërisht).

Nga ora 03:00 e mëngjesit të 27 tetorit, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës dhe pastrimin e burimeve.

Për të siguruar ujë të pijshëm për qytetarët, “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar se do të angazhojë autobotë furnizues, ndërsa lokacionet dhe oraret e shpërndarjes do të bëhen publike .

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke theksuar se situata është pasojë e faktorëve natyrorë jashtë kontrollit të saj dhe ka apeluar për përdorim të kujdesshëm të ujit gjatë kësaj periudhe.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit |VIDEO

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e fundit pasi u sulmua nga një ari në orët e hershme të mëngjesit. Ngjarja e...

Si e bëri për vete yllin shqiptar? Callum Turner flet për lidhjen me Dua Lipën

Aktori i famshëm Callum Turner ka folur hapur për marrëdhënien e tij në distancë me të fejuarën e tij, yllin botëror të muzikës, Dua...

Lajmet e Fundit