14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ndërroi jetë në Ditën e Mësuesit, mësuesi Ridvan Bislimaj nga fshati Kobaj

Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare mësidhënësi Ridvan Bislimaj nga fshati Kobaj i Prizrenit.

Bislimaj, për mbi tri dekada, ishte mësimdhënës klasor në shkollën “Naim Frashëri”, paralelja në Kobi.

Miqt e shokët e kujtojnë si njeri me virtyte të larta duke kontribuar edhe në luftën e fundit në Kosovë.

Bashkfshatari i tij, Orhan Bislimaj, thotë se ka qenë vërtetë njeri shumë i mirë. I dashur, i ëmbël, i sjellshëm, i urtë, i menqur, intelektual, familjar, punëtor i madh, fetar i devotshëm, shembull ideal.

Në korrik të vitit 1998, bashkë me djem të tjerë të Kobit shkoi në Shqipëri për armatim, ku bënë një rrugëtim të vështirë. Në të njëjtin vit, ishte edhe bashkorganizator i mbrojtjes lokale të fshatit.

U godit rëndë me sëmundje, kurse ndërroi jetë në Ditën e Mësuesit, siç ishte dhe vetë! Do t’i mungojë kolegëve e nxënësve në shkollë, po edhe xhematit në xhami, shkruan Orhan Bislimaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 07.03.2023, me ikindi (15:00), namazi i falet në xhaminë e fshatit Kobajë./ tv Prizreni

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit