14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ndërroi jetë specialisti i Spitalit të Prizrenit

Ai ishte specialist i Fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj.

“Në orët e para të së dielës ka ndërruar jetë dr. Sedat Hoti, mjek specislist i fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren”, njofton Avdaj.

“Nga fillimi i Pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të Qeverisë, MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së”, tregon ai.

Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë.

“Ndarja e hershme nga jeta e dr. Sedat Hotit është një humbje e madhe për sistemin e shëndetësisë në përgjithësi, për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe pacientët e shërbimit të Fizioterapisë në veçanti, sepse ai ishte model shembullor i një mjeku të përkushtuar për ofrimin e shërbimit me profezionalizëm të lartë për pacientë dhe udhëheqësi institucional në sistemin shëndetësor”.

“Udhëheqësia e spitalit, stafi i shërbimit të Fizioterapisë , kolegët dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërm, miq dhe kolegë të Dr. Sedatit”.

“Dr. Sedati do t’i mungon familjes, kolegëve, pacientëve, shoqrisë në përgjithësi dhe spitalit në veçanti, por vepra e tij e një mjeku dhe udhëheqësi shembullor do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti ata që do të jenë të lidhur me shëndetësinë”.

“Andaj, duke ndier dhe shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Dr. Sedatit dhe gjithë atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe masat mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covid-19, po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e të gjithë njerëzve pa dallim”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Delirium

Lajmet e Fundit