10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ndërron jetë 17-vjeçari që u aksidentua dje në Grazhdanik

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur më 31 maj 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Xholi i Sherifit” që lidh fshatin Atmaxhë. Aksidenti ndodhi kur një motoçikletë me rrymë, pa targa, e drejtuar nga G.Sh., 17-vjeçar tentoi të futej në rrugën kryesore, ndërsa nga drejtimi tjetër po qarkullonte një veturë tip VW Golf, e drejtuar nga Kushtrim Krasniqi, 30-vjeçar.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Në momentin e ndërhyrjes së motoçiklistit në rrugën kryesore, ndodhi përplasja fatale – pjesa e përparme e veturës goditi motoçikletën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndime serioze trupore për drejtuesin e motorit dhe pasagjeren në veturë, Donjeta Dervishaj, 32-vjeçar.

Pas aksidentit, motoçiklisti i mitur u dërgua me urgjencë në QKUK në Prishtinë për trajtim intensiv, ku u raportua në gjendje kritike për jetën. Fatkeqësisht, më 1 qershor 2025, rreth orës 21:30, mjekët e QKUK konfirmuan vdekjen e tij./Sinjali/

 

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë...

Lajmet e Fundit