10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ndërron jetë aktori amerikan, Gilbert Gottfried

Komediani Gilbert Gottfriend ka vdekur në moshën 67-vjeçare pas një ‘sëmundje të gjatë’, ka konfirmuar familja e tij në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale.

“Jemi të thyer për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit Gilbert Gottfriend pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert”.

“Me dashuri familja Gottfried”.

Gilbert Gottfried (Foto: Getty Images)

Gottfried së fundmi ka qenë i komentuar pasi kishte folur për vdekjen e shokut të tij, Bob Saget.

“Sa herë që dëgjoj për vdekjen e dikujt, gjithmonë mendoj mirë, në rregull, a ishin në drogë? A po pinin? A ishin mbipeshë? Jashtë formës? Ose diçka dhe më pas zbuloni jo, jo, asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha Gottfried në atë kohë.

Kur u pyet se çfarë do të dëshironte Saget për të festuar jetën e tij, aktori tha se nuk do të dëshironte asgjë shumë serioze.

Gilbert Gottfried (Foto: Getty Images)

“Unë mendoj se ai do të dëshironte që të mos ishte shumë e ndjeshme”, tha ai për funeralin e Saget. “Unë mendoj se do të kishte dashur që gjërat të mbaheshin në një nivel më të lehtë dhe ndoshta pak të ‘sëmurë’”.

I ndjeri ishte pjesëmarrës në shumë projekte filmike përfshirë “Aladdin”. /Telegrafi/

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit