Ndërron jetë “superagjenti” Mino Raiola

Agjenti italian Mino Raiola ka ndërruar jetë të enjten e 28 prillit.

54-vjeçari ishte menaxheri i disa prej kampionëve më të mëdhenj të futbollit në botë.

Në janar, thashethemet u përhapën për shtrimin e tij urgjent në spitalin San Raffaele në Milano.

Ai lindi në Nocera Inferiore më 4 nëntor të vitit 1967, por në moshën një vjeçare u transferua me familjen në Holandë, në Haarlem.

Babai vendos t’i përkushtohet kateringut dhe zgjedh të ndihmojë prindërit e tij duke qenë kamerier.

Për punën e tij si kamarier ai është mbiquajtur “kuzhinieri i picave”.

Pasioni për futbollin bëri që në moshën 20-vjeçare të bëhej drejtues i sektorit të të rinjve të Haarlem-it, përpara se të merrte postin e drejtorit sportiv të klubit holandez.

Pasi themeloi kompaninë e tij, ai fillon të kujdeset për interesat e lojtarëve: nga Ibrahimovic te Donnarumma, te Balotelli dhe Pogba, duke kaluar nga Verratti, de Ligt, de Vrij dhe Haaland dhe shumë të tjerë, madje edhe talente të rinj nëpër Evropë. /Albanianpost.com

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit