Totaj pranon Hartën Zonale të Prizrenit

Sot kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Pranverim Berisha, kanë pranuar materialin e kompletuar të Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit për vitet 2022-2030, nga operatori ekonomik.

Siç njofton Komuna e Prizrenit, procesi i hartimit të Hartës Zonale ka filluar në vitin 2016, një projekt me rëndësi të madhe për zhvillimin infrastrukturor dhe urban të Komunës së Prizrenit.

“Pas një procesi të gjatë pune dhe me shumë sfida, Harta Zonale përfundimtare është miratuar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit gjatë këtij mandati, poashtu kemi pranuar konfirmimin e ligjshmërisë nga ministritë përkatëse”, ka njoftuar komuna.

Harta Zonale është një dokument që do të rregulloj shfrytëzimin dhe zhvillimin e tokës për tërë territorin e komunës. Kjo nënkupton rregullimin e resurseve dhe mjedisit, infrastrukturës dhe shërbimeve përcjellëse, me synim të sigurimit të zhvillimit hapësinor, fizik, ekonomik, social dhe mjedisor, shëndetit, si dhe mirëqenies së komuniteteve urbane dhe rurale.

“Kryetari Shaqir Totaj me rastin e pranimit të Hartës Zonale u shpreh optimist se ky dokument do të fasilitoj zhvillimin e zonave urbane e rurale, poashtu do të lehtësoj jetën e qytetarëve duke ju mundësuar të referohen ne një dokument unifikues për zhvillimet dhe rregullimet infrastrukturore e mjedisore”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit