6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ndërtimi i karrierës së arsimtarit

Mr.sc. Emir Saramati

Karriera është përparim i shpejtë i arsimtarit në fushën e arsimit e cila ndërtohet në bazë të sukseit që ai
arrin në punë. Kësisoj, gjykoj se karriera mund të definohet si suksesshmëria profesionale dhe të arriturat e një
shkalle të caktuar të zhvillimit profesional dhe të suksesit.

Në zhvillimin e karrierës ndikojnë jo vetëm kompetencat dhe rezultatet e arritura, por edhe autoriteti që ndërton arsimtari me nxënësit dhe rrethin. Pikërishtë për këtë
mendoj se duhet bërë dallim midij një arsimtari efektiv dhe karrierës së suksesshme.

Zhvillimi profesional dhe ndërtimi i karrierës kryhet paralelisht dhe realizohet ose jetësohet në procesin e zhvillimit personal të secilit individ. Karriera ndërtohet, por nuk ndërtohet përnjëher. Ajo arrihet dhe ndërtohet në kontinuitet, gjatë punës, në sistem të të nxënit permanent dhe ngritjes personale në profesion. Për këtë qëllim duhet të ndërtohet sistem dhe koncepcion për ndërtim të karrieres së arsimtarit.

Pyetjes, a ndërton arsimtari karrierë? Mund t’i përgjigjemi po edhe jo. Por nevoja për ndërtimin e saë është
e domosdoshme dhe dobiprurëse. Arsimtari duhet të mendojë për karrierën e vet, të mendojë për atë, të kujdeset
për veten, sepse shkathtësitë e tijë pandërprerë duhet të zhvillohen, dhe ai punon me teknologji të ndryshme
arsimore ku të nxënit është imperativ.

Ndërtimi i karrierës do të thotë te arsimtari të zhvillonë shkathtësitë vijuese:
? Aftësi për komunikim
? Iniciativë dhe motivim
? Aftësi të punoj në ekip dhe me nxënës
? Aftësi interpersonale
? Fleksibilitet në procesin e mësimdhënies
? Aftësi analitike
? Aftësi organizuese
? Sinqeritet dhe lojalitet në punë
? Etikë të fortë pune
? Aftësi për përdorim të teknologjive informative

Por pavarësisht këtyre elementeve arsimtar me karrierë është ai i cili i plotëson dukshëm parametrat dhe
standartet e arsimtarit të karierës, me njohuri të plota, me kontribute konsistente në fushën e arsimit, si të natyrës
teorike ashtu edhe asaj empirike kërkimore.

Institucionet përkatëse arsimore duhet të stimulojnë zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës së arsimtarit.

Aktualisht kjo mungon. Prandaj shtrohet nevoja për aplikimin e sistemit të karrierës në arsim, që duhet të përfshi:
? Definim të shkathtësive për përparim dhe avancim
? Koncipim të titujve ose gradave për përparim në profesion, për shembull, arsimtar i ri, arsimtar
mentor, arsimtar trajnues, arsimtar i merituar e të ngjashme
? Të aplikohen mjete stimuluese për nxitjen e punës profesionale
? Të ndërtohen mekanizma për avancimin e tij në profesion
? Të bëhet afirmimi i arsimtarit në shoqëri.
Pa proceura dhe qasje për dallimin dhe vlerësimin e cilësisë në punë dhe diferencim nga njeri-tjetri në
arritjet në procesin mësimor, nuk ka karrierë.

(Autori është magjistër për menaxhim dhe udhëheqje në arsim)

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Lajmet e Fundit