11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ndikimet e kulturës amerikane

Pak ditë më parë u festua 4 Korriku, dita e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Ndonëse këtë vit nuk pati jehonë të madhe përmes ndonjë festimi zyrtar, prapëseprapë tek shumëkush u vërejt disponimi mirënjohës përkrah SHBA-së, si dhe respekti e falënderimi për ndihmën e paçmueshme që na dha populli amerikan më 1999, kur ne po luftonim për jetë a vdekje.

Por, një gjë që duhet rikujtuar vazhdimisht e nuk duhet harruar assesi është ndikimi që ka kultura kosovare nga kultura amerikane. Një brez i tërë, duke nisur që nga vitet ’80-a dhe ’90-a e tutje është rritur me kulturën amerikane, posaçërisht me filmat amerikanë dhe me muzikën amerikane, qoftë ajo rok, pop apo hip-hop.

Por, cili është mendimi profesional i artistëve rreth kësaj teme dhe ndikimeve që kemi marrë nga kultura amerikane – nga televizioni, filmi, muzika, etj.?

Berisha: Ndikimi i kulturës amerikane, global

Fatos Berisha, regjisor i njohur filmi e teatri, si dhe baterist i bendit të zhanrit rok alternativ, “Asgjë Sikur Dielli”, na tha se kultura amerikane ka ndikuar shumë në shoqërinë e hapësirës së ish-Jugosllavisë, ku bënte pjesë edhe Kosova dhe se “për dallim nga kampi i shteteve të tjera socialiste, ne kishim mundësinë të shikonim filmat më të rinj amerikanë (dhe jo vetëm amerikan), si në kinema, ashtu edhe në televizion, si dhe të dëgjonim e të konsumonim rok muzikën, kryesisht amerikane dhe angleze”.

Berisha na tha po ashtu se ndikimi, si në kinematografi ashtu edhe në muzikë, ishte dhe është i madh. “Derisa në kinematografi konsumojmë filma amerikanë pa ndonjë filtër, duke parë përveç atyre kulminantë, edhe filma shumë komercialë dhe pa ndonjë vlerë artistike, në muzikë jemi më të kujdesshëm dhe përzgjedhja është më e madhe,” tha ai për “Zërin”, duke shtuar se industria muzikore amerikane ishte, është dominuese në ndikim, si në kohët e kaluara me xhaz, blues, rok’n’roll, ashtu edhe tani me rap, hip-hop dhe pop. Për fund, Berisha tha se në përgjithësi, pop kultura gjithandej e ka epiqendrën në Amerikë dhe ndikimi i saj është global.

Rukovci: Nën hijen e rokut amerikan

Eurisa Rukovci gjer para disa vitesh ka jetuar në SHBA dhe me t’u kthyer në Kosovë ka bashkëthemeluar rok-bendin “BadFeel” ku deri para pak kohësh ka qenë vokaliste. Si një e re e rritur në frymën amerikane e që është kthyer në Kosovë për të bërë një lloj muzike, që tek ne ka ardhur nga Amerika, dhe si një studiuese e historikut të rok muzikës botërore, Rukovci tha se në suazat e rokut, Kosova ka ecur nën hijen e rokut amerikan, ndonëse “rok muzika në Kosovë në vitet e para ka qenë e influencuar nga bendet e Jugosllavisë, siç vërehet te bendet e hershme të viteve ’60-a dhe ’70-a.” Por, sipas saj, më pas vërehet ndikimi i qasjes tek muzika amerikane, e shoqëruar nga një rritje e dukshme e audiencës dhe popullaritetit në vitet ’80-të dhe ’90-të, kur u krijuan shumë subzhanre të muzikës rok. “Ndikimi i bendeve amerikane vërehet tek bendet e kësaj kohe në Kosovë, ku mund të dëgjohen edhe mostra instrumentale të bendeve të mëdha amerikane tek rok këngët e famshme kosovare të kohës”.

Se si pasqyrohej tek ne ç’ndodhte në skenën muzikore amerikane, Rukovci mori si shembull vdekjen e vokalistit të grupit “Nirvana”, me ç’rast “roku amerikan mori kahe tjetër e me këtë rast ndodhi e njëjta edhe me rokun kosovar. Bendet alternative në fund të viteve ’90-të së bashku me ‘dance pop’ të viteve 2000 nuk lanë fare shpresë për një valë tjetër të muzikës rok që nuk do të ishte homogjene dhe derivative”. Për fund, Rukovci për “Zërin” tha se nga muzika amerikane kosovarët më shumë e kanë marrë muzikën hip-hop, siç u shpreh ajo “se aty ka më shumë para” ndërkohë që “për ta ngritur përsëri rok muzikën në nivelin e viteve ’80-a dhe ’90-a, artistët e tashëm kosovarë po inkorporojnë rryma të ndryshme, përfshirë këtu xhazin, elektronikën dhe zhanre të tjera”.

Hoxha: Ndikimi s’mund të shihet si diçka e detyruar

Kurse kritiku i artit, Ballsor Hoxha, për “Zërin” tha se pushteti i kulturës amerikane është gjithëpërfshirës dhe absolut në tërë botën sot, duke marrë si shembull kur Kanye West kishte lajmëruar një duet me të madhin Paul McCartney të “Beatles” dhe gjenerata e re ishin të “bindur” se Paul McCartney do të bëhet i njohur nga ndihma e Kanyes. “Filmi amerikan sot është një prej pushteteve më të fuqishme në botë. Cilado situatë, ide apo përjetim në jetët tona është në raport të përhershëm me skemën hollywoodiane. Qoftë edhe nëse është revoltim ndaj skemës hollywoodiane ajo do të jetë e ndërtuar dhe e shprehur në raport me atë. Pushteti i filmit hollywoodian është i pamohueshëm sot edhe në mënyrën si mendojmë dhe si e shohim realitetin tonë, qoftë edhe nëse ai është krejtësisht i ndryshëm nga Hollywoodi”, tha Hoxha, duke shtuar se pushteti i Hollywoodit është tërësia e jetës sonë, fillimi dhe fundi, dhe se “struktura se si arrihet kjo është tërësisht e thjeshtë: 1. realiteti i vrazhdë i detajizuar në film, i cili na ndërfutet në të menduarit dhe perceptuarit tonë, 2. Ëndrra e cila buron nga ky realitet dhe realizohet si ngadhënjim i progresit të shoqërisë njerëzore”.

Sa i përket muzikës amerikane, kritiku Hoxha tha se ajo ka një shtresë të pushtetit mbi shtresat e realitetit tonë. “Mirëpo në muzikë, megjithëse jemi të bombarduar nga muzika komerciale, ka edhe një dozë të konsiderueshme të muzikës së vërtetë artistike, e cila depërton në shtresa të caktuara të shoqërisë sonë. Një shembull i ndikimit të muzikës amerikane është hip-hop-i. Megjithëse ka depërtuar deri në esencë të muzikës sonë, nuk është aq i rëndësishëm ndikimi muzikor i hip-hop-it, sa është ndikimi i tij në të menduarit, të perceptuarit të vetes sonë dhe të organizuarit të ëndrrave tona”, tha ai, duke e përmbyllur analizën e tij duke thënë se ndikimi, në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si diçka e planifikuar, e orkestruar apo e detyruar dhe se më shumë është i natyrshëm se sa ideologjik. /Zëri/Pak ditë më parë u festua 4 Korriku, dita e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Ndonëse këtë vit nuk pati jehonë të madhe përmes ndonjë festimi zyrtar, prapëseprapë tek shumëkush u vërejt disponimi mirënjohës përkrah SHBA-së, si dhe respekti e falënderimi për ndihmën e paçmueshme që na dha populli amerikan më 1999, kur ne po luftonim për jetë a vdekje.

Por, një gjë që duhet rikujtuar vazhdimisht e nuk duhet harruar assesi është ndikimi që ka kultura kosovare nga kultura amerikane. Një brez i tërë, duke nisur që nga vitet ’80-a dhe ’90-a e tutje është rritur me kulturën amerikane, posaçërisht me filmat amerikanë dhe me muzikën amerikane, qoftë ajo rok, pop apo hip-hop.

Por, cili është mendimi profesional i artistëve rreth kësaj teme dhe ndikimeve që kemi marrë nga kultura amerikane – nga televizioni, filmi, muzika, etj.?

Berisha: Ndikimi i kulturës amerikane, global

Fatos Berisha, regjisor i njohur filmi e teatri, si dhe baterist i bendit të zhanrit rok alternativ, “Asgjë Sikur Dielli”, na tha se kultura amerikane ka ndikuar shumë në shoqërinë e hapësirës së ish-Jugosllavisë, ku bënte pjesë edhe Kosova dhe se “për dallim nga kampi i shteteve të tjera socialiste, ne kishim mundësinë të shikonim filmat më të rinj amerikanë (dhe jo vetëm amerikan), si në kinema, ashtu edhe në televizion, si dhe të dëgjonim e të konsumonim rok muzikën, kryesisht amerikane dhe angleze”.

Berisha na tha po ashtu se ndikimi, si në kinematografi ashtu edhe në muzikë, ishte dhe është i madh. “Derisa në kinematografi konsumojmë filma amerikanë pa ndonjë filtër, duke parë përveç atyre kulminantë, edhe filma shumë komercialë dhe pa ndonjë vlerë artistike, në muzikë jemi më të kujdesshëm dhe përzgjedhja është më e madhe,” tha ai për “Zërin”, duke shtuar se industria muzikore amerikane ishte, është dominuese në ndikim, si në kohët e kaluara me xhaz, blues, rok’n’roll, ashtu edhe tani me rap, hip-hop dhe pop. Për fund, Berisha tha se në përgjithësi, pop kultura gjithandej e ka epiqendrën në Amerikë dhe ndikimi i saj është global.

Rukovci: Nën hijen e rokut amerikan

Eurisa Rukovci gjer para disa vitesh ka jetuar në SHBA dhe me t’u kthyer në Kosovë ka bashkëthemeluar rok-bendin “BadFeel” ku deri para pak kohësh ka qenë vokaliste. Si një e re e rritur në frymën amerikane e që është kthyer në Kosovë për të bërë një lloj muzike, që tek ne ka ardhur nga Amerika, dhe si një studiuese e historikut të rok muzikës botërore, Rukovci tha se në suazat e rokut, Kosova ka ecur nën hijen e rokut amerikan, ndonëse “rok muzika në Kosovë në vitet e para ka qenë e influencuar nga bendet e Jugosllavisë, siç vërehet te bendet e hershme të viteve ’60-a dhe ’70-a.” Por, sipas saj, më pas vërehet ndikimi i qasjes tek muzika amerikane, e shoqëruar nga një rritje e dukshme e audiencës dhe popullaritetit në vitet ’80-të dhe ’90-të, kur u krijuan shumë subzhanre të muzikës rok. “Ndikimi i bendeve amerikane vërehet tek bendet e kësaj kohe në Kosovë, ku mund të dëgjohen edhe mostra instrumentale të bendeve të mëdha amerikane tek rok këngët e famshme kosovare të kohës”.

Se si pasqyrohej tek ne ç’ndodhte në skenën muzikore amerikane, Rukovci mori si shembull vdekjen e vokalistit të grupit “Nirvana”, me ç’rast “roku amerikan mori kahe tjetër e me këtë rast ndodhi e njëjta edhe me rokun kosovar. Bendet alternative në fund të viteve ’90-të së bashku me ‘dance pop’ të viteve 2000 nuk lanë fare shpresë për një valë tjetër të muzikës rok që nuk do të ishte homogjene dhe derivative”. Për fund, Rukovci për “Zërin” tha se nga muzika amerikane kosovarët më shumë e kanë marrë muzikën hip-hop, siç u shpreh ajo “se aty ka më shumë para” ndërkohë që “për ta ngritur përsëri rok muzikën në nivelin e viteve ’80-a dhe ’90-a, artistët e tashëm kosovarë po inkorporojnë rryma të ndryshme, përfshirë këtu xhazin, elektronikën dhe zhanre të tjera”.

Hoxha: Ndikimi s’mund të shihet si diçka e detyruar

Kurse kritiku i artit, Ballsor Hoxha, për “Zërin” tha se pushteti i kulturës amerikane është gjithëpërfshirës dhe absolut në tërë botën sot, duke marrë si shembull kur Kanye West kishte lajmëruar një duet me të madhin Paul McCartney të “Beatles” dhe gjenerata e re ishin të “bindur” se Paul McCartney do të bëhet i njohur nga ndihma e Kanyes. “Filmi amerikan sot është një prej pushteteve më të fuqishme në botë. Cilado situatë, ide apo përjetim në jetët tona është në raport të përhershëm me skemën hollywoodiane. Qoftë edhe nëse është revoltim ndaj skemës hollywoodiane ajo do të jetë e ndërtuar dhe e shprehur në raport me atë. Pushteti i filmit hollywoodian është i pamohueshëm sot edhe në mënyrën si mendojmë dhe si e shohim realitetin tonë, qoftë edhe nëse ai është krejtësisht i ndryshëm nga Hollywoodi”, tha Hoxha, duke shtuar se pushteti i Hollywoodit është tërësia e jetës sonë, fillimi dhe fundi, dhe se “struktura se si arrihet kjo është tërësisht e thjeshtë: 1. realiteti i vrazhdë i detajizuar në film, i cili na ndërfutet në të menduarit dhe perceptuarit tonë, 2. Ëndrra e cila buron nga ky realitet dhe realizohet si ngadhënjim i progresit të shoqërisë njerëzore”.

Sa i përket muzikës amerikane, kritiku Hoxha tha se ajo ka një shtresë të pushtetit mbi shtresat e realitetit tonë. “Mirëpo në muzikë, megjithëse jemi të bombarduar nga muzika komerciale, ka edhe një dozë të konsiderueshme të muzikës së vërtetë artistike, e cila depërton në shtresa të caktuara të shoqërisë sonë. Një shembull i ndikimit të muzikës amerikane është hip-hop-i. Megjithëse ka depërtuar deri në esencë të muzikës sonë, nuk është aq i rëndësishëm ndikimi muzikor i hip-hop-it, sa është ndikimi i tij në të menduarit, të perceptuarit të vetes sonë dhe të organizuarit të ëndrrave tona”, tha ai, duke e përmbyllur analizën e tij duke thënë se ndikimi, në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si diçka e planifikuar, e orkestruar apo e detyruar dhe se më shumë është i natyrshëm se sa ideologjik. /Zëri/

Më Shumë

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Lajmet e Fundit