19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ndryshon situata, Liverpool i cakton çmimin Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp disa herë ka deklaruar se Xherdan Shaqiri është i nevojshëm për skuadrën e tij dhe ai nuk do të largohet.

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar dhe gjiganti anglez është i gatshëm për të shitur Shaqirin në fund të edicionit.28-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat dhe vazhdon të ketë probleme për të hyrë në formacionin e parë kampionit aktual evropian.

Sipas “Calciomercato”, “Reds” janë të gatshëm ta lejojnë kosovarin me nënshtetësi zvicerane të largohet, mirëpo kërkojnë 25 milionë euro.

Roma ishte i interesuar për Shaqirin gjatë janarit dhe thuhet se interesimi është duke vazhduar.

Në garë për Shaqirin është edhe klubi spanjoll, Sevilla që për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe synon përforcimin e skuadrës në verë.Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm një gol ndaj rivalit lokal Everton.

Më Shumë

Osmani uron Ditën e Goranëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Goranëve. Ajo thotë se traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës. ”Komuniteti goran...

Sot kremtohen Pashkët ortodokse

Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë Pashkën, si njëra prej kremtimeve më të mëdha. Më meshën e Pashkëve e kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit, dita më...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit